Asambleistët e rinj të Suharekës kanë afat 30 ditë për deklarimin e pasurisë

26.11.2021

Si rrjedhojë e kësaj, kryetari i rizgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sipas mandatit ligjor që është i përcaktuar me Ligjin Nr.03/L-040 për vetëqeverisje lokale, konkretisht në mbështetje të nenin 42, paragrafi 2, ka vendosur që për daten 26.11.2021, duke filluar nga ora 10:00, ta thërret mbledhjen inaguruese të Kuvendit te Komunës së Suharekës. Mbledhja inauguruese e Kuvendit […]

Asambleistët e rinj të Suharekës kanë afat 30 ditë për deklarimin e pasurisë Foto: Ilustrim

Si rrjedhojë e kësaj, kryetari i rizgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sipas mandatit ligjor që është i përcaktuar me Ligjin Nr.03/L-040 për vetëqeverisje lokale, konkretisht në mbështetje të nenin 42, paragrafi 2, ka vendosur që për daten 26.11.2021, duke filluar nga ora 10:00, ta thërret mbledhjen inaguruese të Kuvendit te Komunës së Suharekës.

Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Suharekës filloi sot nga ora 10:00, ku janë betuar 31 asambleistët e rinj.

Po ashtu, në këtë mbledhje u betua edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe u zgjedh kryesuesi i Kuvendit komunal, ku me 19 vota, Bexhet Kuçi nga radhët e AAK-së e fitoi edhe një mandat si kryesues i Kuvendit Komunal të Suharekës.

Ndërkaq, për anëtarët e rinj që kanë marrur mandatin e ri, në afat prej 30 ditësh nga dita e sotme janë të obliguar të deklarojnë gjendjen e pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK).