Sot zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor AAK-NISMA

17.01.2024

AAK dhe Nisma pritet të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Sot pasdite, duke filluar prej orës 18:00, do të mbahet konferenca e përbashkët në selinë e AAK-në në Prishtinë. Bëjmë të ditur se, nuk është hera e parë që këto dy parti garojnë bashkë. AAK dhe Nisma gjatë viteve 2015-2017 ishin bashkë në opozitë, ndërsa […]

Sot zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor AAK-NISMA Foto: Ilustrim

AAK dhe Nisma pritet të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Sot pasdite, duke filluar prej orës 18:00, do të mbahet konferenca e përbashkët në selinë e AAK-në në Prishtinë.

Bëjmë të ditur se, nuk është hera e parë që këto dy parti garojnë bashkë.

AAK dhe Nisma gjatë viteve 2015-2017 ishin bashkë në opozitë, ndërsa në vitin 2017 deri në vitin 2019 ishin në bashkëqeverisje, ku Haradinaj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij.