“A pe shohish?” – Asfalti çahet në rrugën Samadraxhë-Tërrnje, vetëm një vit pas përfundimit
Në rubrikën tonë “A pe shohish?” sot sjellim një rast shqetësues të cilin na e kanë adresuar qytetarët.
Bëhet fjalë për rrugën Samadraxhë-Tërrnje, ku vetëm një vit pas përfundimit të punimeve, asfalti ka filluar të çahet.
Sipas të dhënave, tenderi për ndërtimin e rrugës Samadraxhë-Tërrnje-Studenqan është dhënë më 15.06.2023, me një vlerë prej 295,000€. Ndërtimi i rrugës u përfundua në korrik të vitit 2024, dhe siç mund të shohim edhe në fotot e publikuara në atë kohë, projekti dukej i suksesshëm.
Mirëpo, sot, pa kaluar as edhe një vit nga përfundimi, gjendja e rrugës është përkeqësuar ndjeshëm. Asfalti është çarë në disa pjesë, duke ngritur shqetësime serioze për cilësinë e punimeve dhe jetëgjatësinë e infrastrukturës së sapondërtuar.
Kjo situatë ngre pikëpyetje të mëdha se si është e mundur që një rrugë e përfunduar kaq kohë më parë të jetë në këtë gjendje të keqe. Qytetarët shprehin zhgënjimin e tyre dhe kërkojnë përgjegjësi për këtë dështim të dukshëm.
Mbetet të shihet nëse autoritetet do të ndërmarrin ndonjë veprim për të riparuar dëmtimet dhe për të hetuar cilësinë e punimeve të kryera në këtë projekt.