546 familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Suharekë përfitojnë pagë nga shteti

29.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin Maj 2023. Në këto të dhëna ndër tjerash figurojnë edhe ato të numrit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, raporton SuharekaOnline. Sipas ASK-së thuhet se në muajin maj nga pensionet e kësaj skeme kanë përfituar 12.995 familje, numër ky më […]

546 familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Suharekë përfitojnë pagë nga shteti Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin Maj 2023.

Në këto të dhëna ndër tjerash figurojnë edhe ato të numrit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, raporton SuharekaOnline.

Sipas ASK-së thuhet se në muajin maj nga pensionet e kësaj skeme kanë përfituar 12.995 familje, numër ky më i vogël se ai i muajve të kaluar të këtij viti.

Muaji/ VitiNumri i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në tërë Kosovën
Janar/202313.052
Shkurt/202313.048
Mars/202313.027
Prill/202313.008
Maj/202312.995
Burimi:ASK

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së figuron se në Komunën e Suharekës gjatë muajit maj 2023 janë regjistruar 546 familje të cilat kanë përfituar nga kjo skemë.

Krahasuar me muajt paraprak të këtij viti në Komunën e Suharekës numri i këtyre familjeve është rritur.

Muaji/VitiNumri i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Komunën e Suharekës
Janar/2023544
Shkurt/2023545
Mars/2023545
Prill/2023545
Maj/2023546
Burimi:ASK