33 vite nga vdekja e heroit Fadil Vata

25.04.2023

Fadil Vata u lind me 03.01.1962 në fshatin Sallagrazhd, në Suharekë. Fadili rrjedh nga një familje atdhetare e me kulturë, gjë që ky vetëm sa edhe e vazhdoi për të mos e ndalur më. Sot më 25 prill 2023, u bënë 33 vite nga vdekja e Fadil Vatës, njërit prej veprimtarëve më të shquar të […]

33 vite nga vdekja e heroit Fadil Vata Foto: Ilustrim

Fadil Vata u lind me 03.01.1962 në fshatin Sallagrazhd, në Suharekë. Fadili rrjedh nga një familje atdhetare e me kulturë, gjë që ky vetëm sa edhe e vazhdoi për të mos e ndalur më.

Sot më 25 prill 2023, u bënë 33 vite nga vdekja e Fadil Vatës, njërit prej veprimtarëve më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare.

Fadili ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm në burgje dhe në jetë.

Pas daljes nga burgu e deri në ditët e fundit të jetës, Fadil Vata ishte shtyllë e lëvizjes patriotike, frymëzues dhe i vendosur për t’i forcuar strukturat politike.

Larg atdheut fizikisht dhe me shumë brenga që nuk mundi t’i vazhdoj idealet e tij të nisura për atdheun, me datë 25 prill të vitit 1990 zemra e tij pushoi së rrahuri në mërgim.