21 vite Handikos në Suharekë, një shtëpi e dytë për personat me nevoja të veçanta

05.06.2021

Menjëherë pas luftës, HandiKOS filloi një organizim të ri duke u përpjekur që ta riaktivizonte rrjetin dhe të caktonte objektivat kryesore të veprimit në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare dhe organizata joqeveritare (OJQ) vendore me qëllim të përkrahjes së personave me aftësi te kufizuar dhe familjarëve të tyre me material dhe mjete të domosdoshme për jetë. […]

21 vite Handikos në Suharekë, një shtëpi e dytë për personat me nevoja të veçanta Foto: Ilustrim

Menjëherë pas luftës, HandiKOS filloi një organizim të ri duke u përpjekur që ta riaktivizonte rrjetin dhe të caktonte objektivat kryesore të veprimit në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare dhe organizata joqeveritare (OJQ) vendore me qëllim të përkrahjes së personave me aftësi te kufizuar dhe familjarëve të tyre me material dhe mjete të domosdoshme për jetë.

Prezenca e organizatave ndërkombëtare i ofroi HandiKOS mundësinë që të bëjë shumë shpejt rikonstruktimin e rrjetit dhe jo vetëm që rriti numrin e grupeve aktive lokale dhe të qendrave të bashkësisë por me ndihmën e përkrahjes nga jashtë i punësoi shumë nga vullnetarët.

Kështu më 5 qershor të vitit 2000 me kërkesën dhe insistimin e vazhdueshëm të z.Rexhep Kuçi u vë gurëthemeli i objektit të Qendrës Handikos në Suharekë. Ishte donacion i CIMIC Gjerman , konkretisht angazhim i nënkolonelit Grummich.

Në periudhën e emergjencës, për ti përmbushur nevojat e qytetarëve me aftësi të kufizuara është bërë regjistrimi i personave me aftësisë së kufizuar dhe shpërndarja e materialit higjienik, mjekësor dhe pajisjeve ndihmëse.

Për çdo grup aktiv lokal ishin të nevojshëm tre punëtorë ku dy prej tyre ishin punëtorë të terrenit dhe një përgjegjës i zyrës.

Që nga ajo kohë zhvillimi i aktiviteteve u përkrah nga Qeveria Komunale dhe donator tjerë si : ADA Austriake, MPMS dhe biznese lokale. Kjo qendër shërbeu për fëmijë dhe të rritur me nevoja të veçanta .