[ZYRTARE] Toni Domgjoni i bashkohet Kombëtares së Kosovës: Lojtar i Vitesse, ka lindur në Kroaci, luan si mesfushor

01.10.2021

Domgjoni ish-futbollist i FC Zurichit dhe i ekipit kombëtar U-21 të Zvicrës, ka vendosur ta përfaqësojë vendin e tij të origjinës, duke ndërrmarrë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij dhe duke vendosur që koontributin e tij ta japë në ekipin kombëtar të vendit të tij. Dokumentacioni i Domgjonit nuk është i kompletuar akoma […]

[ZYRTARE] Toni Domgjoni i bashkohet Kombëtares së Kosovës: Lojtar i Vitesse, ka lindur në Kroaci, luan si mesfushor Foto: Ilustrim

Domgjoni ish-futbollist i FC Zurichit dhe i ekipit kombëtar U-21 të Zvicrës, ka vendosur ta përfaqësojë vendin e tij të origjinës, duke ndërrmarrë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij dhe duke vendosur që koontributin e tij ta japë në ekipin kombëtar të vendit të tij.

Dokumentacioni i Domgjonit nuk është i kompletuar akoma dhe ai mbetet në pritje të lejes nga FIFA në mënyrë që të ketë të drejtë të paraqitet në ndeshjet e muajit tetor dhe për këtë gjë Federata e Futbollit të Kosovës është duke bërë maksimumin.

Në këtë aspekt, FFK-ja dëshiron të falënderojë edhe institucionet shtetërore, përkatësisht Presidencen dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për ndihmën e dhënë në paisjen e Domgjonit me pasaportën e Kosovës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në emër të FFK-së, Toni Domgjonit i ka uruar mirëseardhje në ekipin kombëtar dhe shpresoj që shpejt shembullin e tij ta ndjekin edhe shumë futbollistë kosovarë që janë në Evropë.