Renditja e re e FIFA-s, Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të

19.12.2024

FIFA ka publikuar renditjen e saj të fundit për vitin 2024, duke mbyllur një tjetër kapitull për futbollin ndërkombëtar.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka përmbyllur këtë vit në vendin e 99-të, një pozicion të pandryshuar nga renditja e muajit nëntor.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë ka përfunduar vitin në vendin e 65-të, duke mbajtur një pozicion relativisht të qëndrueshëm mes përfaqësueseve evropiane.

Kombëtarja e Argjentinës ka ruajtur vendin e parë, duke mbyllur vitin si liderja absolute e futbollit botëror. Pas saj radhitet Franca, ndërsa kampioni aktual evropian, Spanja, zë vendin e tretë.

Në renditjen e dhjetë vendeve më të mira përfshihen gjithashtu:

  • Anglia në vendin e katërt
  • Brazili në të pestin
  • Portugalia në të gjashtin
  • Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania kompletojnë listën e më të mirëve, duke zënë vendet nga shtatë deri në dhjetë.