Xhiro e 33-të në Albi Mall Superligë starton sot me dy duele interesante

06.05.2023

Elita e futbollit kosovar është futur në xhirot e fundit dhe vendimtare ku do të mësohen të gjitha gjërat, kush do dali kampion, kush do shkoj në Evropë dhe kush do bie nga Superliga. Xhiro e 33-të në elitën e futbollit kosovar starton sot (e shtune) me dy ndeshje shumë interesante që janë në program […]

Xhiro e 33-të në Albi Mall Superligë starton sot me dy duele interesante Foto: Ilustrim

Elita e futbollit kosovar është futur në xhirot e fundit dhe vendimtare ku do të mësohen të gjitha gjërat, kush do dali kampion, kush do shkoj në Evropë dhe kush do bie nga Superliga.

Xhiro e 33-të në elitën e futbollit kosovar starton sot (e shtune) me dy ndeshje shumë interesante që janë në program për tu zhvilluar.

Dukagjini dhe Malisheva është dueli kryesor i ditës së sotme që do të zhvillohet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë.

Vendasit duan të rikthehen te fitoret pas asaj humbje në Gjilan pasi ende shpresojnë për një vend që i dërgon sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër mysafirët të udhëhequr nga Bylbyl Sokoli janë në top formë ku kanë tre fitore radhazi dhe nuk duan të humbasin këtë sfidë.

Duel shumë interesant do të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Drenicën.

‘Minatorët’ janë në kërkim të pikëve të plota për të mbetur në zonën e barazhit, derisa Drenica vetëm me fitore mbanë gjallë shpresat për mos të rënë nga elita e futbollit kosovar, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores në Mitrovicë i largon direkt nga liga kuqezinjtë.

Të dyja sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 15:00.