Vota unanime: Klubet e Serie A vendosin për fatin e kampionatit

01.05.2020

Klubet e Serie A kanë votuar për të përfunduar sezonin. Të gjitha 20 klubet e Serisë A kanë votuar unanimisht për ta kompletuar sezonin në fushën e vlertë, përkundër që mediumet italiane raportonin se disa kishin qenë kundër. Ditën e djeshme ishte shkruar Torino dhe Brescia ishin kundër vazhdimin të kampionatit, duke shkaktuar një ndarje […]

Vota unanime: Klubet e Serie A vendosin për fatin e kampionatit Foto: Ilustrim

Klubet e Serie A kanë votuar për të përfunduar sezonin.

Të gjitha 20 klubet e Serisë A kanë votuar unanimisht për ta kompletuar sezonin në fushën e vlertë, përkundër që mediumet italiane raportonin se disa kishin qenë kundër.

Ditën e djeshme ishte shkruar Torino dhe Brescia ishin kundër vazhdimin të kampionatit, duke shkaktuar një ndarje mes qeverisë, FIGC dhe 18 klubeve tjera të Serie A.

Sidoqoftë, Lega Serie A njofton se në një takim të asamblesë së urgjencës të thirrur të premten, kishte një dëshirë unanime për të kompletuar kampionatin.

Por, duket se qeveria nuk do të mbështes idenë e vazhdimit të kampionatit nëse nuk arrihet një marrëveshje për protokollin e sigurisë së lojtarëve.

Në anën tjetër, skuadrave si Bologna, Parma, Spal dhe Sassuolo, iu është dhënë leja për të rifilluar stërvitjet më 4 maj.

Në Serie A, kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në përfundim të kampionatit.