[VIDEO] Momentet më të mira nga ndeshja Golden Eagle Ylli – Trepça

19.03.2021

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar ndeshja Golden Eagle Ylli – Trepça në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës. Në këtë ndeshje Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim me rezultat 72:96 (21:28, 18:21, 14:26, 19:21). Pas kësaj humbjeje suharekasit ndodhen në vendin e dytë në […]

[VIDEO] Momentet më të mira nga ndeshja Golden Eagle Ylli – Trepça Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar ndeshja Golden Eagle Ylli – Trepça në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës.

Në këtë ndeshje Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim me rezultat 72:96 (21:28, 18:21, 14:26, 19:21).

Pas kësaj humbjeje suharekasit ndodhen në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës me gjithsej 39 pikë, ndërsa Trepça me fitoren e djeshme pozicionohet në vendin e gjashtë me gjithsej 34 pikë.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar deri në 1:45 minuta nga fundi i kësaj pjese, kur mysafirët nga 20:18, hyn në një seri prej 0:10, duke përfunduar këtë pjesë në të mirë të tyre 21:28. Perioda e dytë ishte e barabartë, me vendasit që nuk arrinin të ngushtonin shifrat, kurse mysafirët me një treshe të bukur nga Ivan Koljeviq përfunduan pjesën e parë në të mirë të tyre 39:47.

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar epërsinë deri në 24 pikë, 43:67, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:75. Në 10 minutat e fundit, Trepça menaxhoi mirë epërsinë, madje duke e thelluar në 61:90, ndërsa triumfoi në fund 72:96.

Te vendasit u dalluan Lg Gill me 22 pikë e 8 kërcime, kurse nga 17 pikë shtuan Erjon Kastrati me Mitchell Wilbekin, derisa te mysafirët më të mirët ishin Ivan Koljeviq me 26 pikë, 6 kërcime e 15 asistime, Dino Butorac me 22 pikë dhe Stavros Toutzaiarkis me 14 pikë e 8 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 15 fitore dhe 9 humbje, ndërsa Trepça 10 fitore dhe 14 humbje, duke u renditur në vendin e gjashtë.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar një video, ku ka paraqitur momentet më të mira të kësaj ndeshje.