Trajneri i ri i Ballkanit: Me tërë qenien time do luftojë drejt titujve

17.06.2021

Tashmë është zyrtarizuar trajneri i ri i klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkanit. Bekim Isufi, është ai i cili tashmë do ta drejtojë klubin për edicionin e ri të Superligës 2021/22. Isufin si trajner e prezantoi presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi. Trajneri gjilanas përmes një postimin në rrjetin social “Facebook” është deklaruar për herë të parë […]

Trajneri i ri i Ballkanit: Me tërë qenien time do luftojë drejt titujve Foto: Ilustrim

Tashmë është zyrtarizuar trajneri i ri i klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkanit.

Bekim Isufi, është ai i cili tashmë do ta drejtojë klubin për edicionin e ri të Superligës 2021/22.

Isufin si trajner e prezantoi presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.

Trajneri gjilanas përmes një postimin në rrjetin social “Facebook” është deklaruar për herë të parë prej se u angazhua në detyrën e re.

Isufi u ka premtuar tifozëve dhe qytetarëve të Suharekës së do ta bëj të pamundurën të sjellë trofe në Suharekë.

Deklarata e plotë:

Klub simpatik që nuk ka si mos të të pëlqej, me futbollistë fantastikë dhe të uritur për trofe. Një qytet i tërë ka sytë kah ky ekip, të cilin e duan dhe ruajnë me fanatizëm.

Kompani vendore, e ndërtuar me djersë të pastra, që drejton skuadër pa njolla. Gjithë jetën më kanë pëlqyer sfidat, por mbi të gjitha, trekëndëshi: bord, ekip, tifozë.

Krejt këto i ka klubi Ballkani, të cilin me krejt forcat dhe qenien time do të mundohem ta udhëheq në mënyrën më të mirë të mundshme, drejt titujve të Evropës.

Jam i lumtur që ju bashkova familjes së madhe Kabashi, futbollistëve fantastikë të Ballkanit, këtyre ngjyrave, qytetit të Suharekës dhe Xhebrailave. Bashkë, zor se na ndal kush.

I juaji,
Bekim Isufi.