FFK dënon trajnerin Ilir Daja dhe sulmuesin e Ballkanit

21.10.2022

Ilir Daja ka marrë karton të kuq në sfidën Drenica – Ballkani në fundjavën e kaluar. Trajneri u ndëshkua me karton të kuq pas një zënke me ndihmëstrajnerin e Drenicës, Bekim Xani. Përveç Dajës me të kuq u ndëshkua edhe sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha. Të dy nga FFK janë dënuar me nga dy ndeshje […]

FFK dënon trajnerin Ilir Daja dhe sulmuesin e Ballkanit Foto: Ilustrim

Ilir Daja ka marrë karton të kuq në sfidën Drenica – Ballkani në fundjavën e kaluar.

Trajneri u ndëshkua me karton të kuq pas një zënke me ndihmëstrajnerin e Drenicës, Bekim Xani.

Përveç Dajës me të kuq u ndëshkua edhe sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha.

Të dy nga FFK janë dënuar me nga dy ndeshje moslojë.

Daja dhe Berisha munguan në sfidën ndaj Trepçës ’89 dhe do të mungojnë edhe në fundjavë përballë Dukagjinit.

Vendimet e Komisionit Disiplinor 

Ndihmëstrajneri i FC ”Drenica”, Bekim Xani nr ID.001758M72. Në minutat shtesë të ndeshjes (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) lojtarin kundërshtar , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy ) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, e kap për krahu gjyqtarin e katërt dhe e shtërngon me forcë , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Ballkani”, Albin Berisha me nr fanelle 80 dhe nr ID.014588M88. Në minutat shtesë të lojës (90+3), fyen dhe sulmon fizikisht (e kap për fyti) ndihmës trajnerin e FC “Drenica”, duke i dalur në ndihmë bashklojtarit të tij të sulmuar paraprakisht , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.