Trajneri i Ballkanit: Merituam më shumë ndaj Dritës, kemi merituar më shumë pikë nga ky kampionat

Trajneri i Ballkanit: Merituam më shumë ndaj Dritës, kemi merituar më shumë pikë nga ky kampionat
Çlirim Gashi

10.05.2021 / Sport

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës.

Në kuadër të kësaj xhiroje është zhvilluar edhe ndeshja Drita – Ballkani.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 1:1 në Gjilan.

FC Ballkani në këtë ndeshje ishte me trajner në detyrë pasi që Bledi Shkëmbi u shkarkuar nga ky post për shkak të rezultateve të dobëta.

Trajneri në detyrë i Ballkanit, Ardian Basha falenderoi presidentin e klubit, i cili ia besoi atij detyrën pas shkarkimit të Shkëmbit.

Po ashtu Basha theksoi se është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe se skuadra suharekase do ta jap maksimumin edhe në dy xhirot e fundit.

“Falenderoj presidentin që ma ka besuar këtë detyrë, që me udhëheq skuadrën në këto tri ndeshje. Angazhimi i lojtraëve ishte mbi maksimalen e tyre, bëmë gjithçka, e dominuam lojën, kishim shumë raste, por pak çaluam te konkretizimi”.

“Mendoj që kishim më shumë nga loja, mendoj që lojtarët u paraqitën mirë, për këtë pjesë jam shumë i lumtur dhe do të vazhdojmë kështu me angazhim edhe në dy ndeshjet tjera,” ka thënë Basha.

“Mendoj që Ballkani ka bërë lojën më të bukur, ka bërë spektakël dhe deri këtu kemi arritur me meritë, por mendoj që kemi mundur të kemi pikë më shumë, por sidoqoftë rrethanat tjera nuk na kanë leju që të kemi disa pikë më shumë. Konkretisht në ndeshjen e sotme mund të jepej një penalti në Dakun që doli një kundër një me portierin, por në momentin vendimtar nuk po na japin atë që na takon,”.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit

1

1 minutë më parë / Sport

FBK: Më 1 gusht fillon afati kalimtar