Të dielën derbi në Superligë, Drita – Ballkani

Të dielën derbi në Superligë, Drita – Ballkani
Çlirim Gashi

07.05.2021 / Sport

Në fundjavë do të zhvillohen pesë ndeshjet e xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante, ku pritet të dhurojnë spektakël.

Gjatë ditës së dielë do të zhvillohet derbi Drita – Ballkani në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet me fillim prej orës 15:00.

Po ashtu të dielën do të zhvillohet edhe ndeshja Prishtina – Feronikeli si dhe Trepça ’89 – Gjilani.

Në kuadër të kësaj xhiro pritet të zhvillohen edhe ndeshjet Arbëria – Drenica dhe Llapi – Besa.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen me fillim prej orës 15:00.

Ndryshe në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës, Prishtina ndodhet në pozitën e parë me 72 pikë, Drita në pozitën e dytë me 69 pikë dhe në të tretën Ballkani me gjithsej 67 pikë.

RAPORTO