Superliga vjen me super duele, kryederbi Drita – Ballkani luhet në Gjilan

09.05.2021

Elita e futbollit kosovar është drejt fundit të saj, teksa kanë mbetur edhe tri xhiro për tu zhvilluar. Këto tri xhirot e fundit, të gjitha takimet e Superligës do të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar. Padyshim që ndeshja më interesante e ditës së sotme zhvillohet në Gjilan, ku përballë do […]

Superliga vjen me super duele, kryederbi Drita – Ballkani luhet në Gjilan Foto: Ilustrim

Elita e futbollit kosovar është drejt fundit të saj, teksa kanë mbetur edhe tri xhiro për tu zhvilluar.

Këto tri xhirot e fundit, të gjitha takimet e Superligës do të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.

Padyshim që ndeshja më interesante e ditës së sotme zhvillohet në Gjilan, ku përballë do të jenë dy konkurrentët për titullin e kampionit, Drita dhe Ballkani.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët futen në këtë takim vetëm për tri pikët, pasi vetëm fitorja eventuale i mbanë ende në garë për titullin e kampionit.

Po ashtu sot do të zhvillohet edhe ndeshja Prishtina – Feronikeli si dhe Trepça ’89 – Gjilani.

Në kuadër të kësaj xhiro zhvillohen edhe ndeshjet Arbëria – Drenica dhe Llapi – Besa.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen me fillim prej orës 15:00.

Ndryshe në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës, Prishtina ndodhet në pozitën e parë me 72 pikë, Drita në pozitën e dytë me 69 pikë dhe në të tretën Ballkani me gjithsej 67 pikë.