Superliga e Kosovës, Ballkani mund ta bëj hapin e madh për titull

09.03.2020

IPKO Superliga sjellë sot tri ndeshjet e fundit të xhiros së 22, me të cilat përmbyllet faza e dytë e elitës së futbollit kosovar. Lideri Ballkani pas fitores së madhe ndaj Dritës udhëton drejt Prishtinës, për t’u ndeshur me Flamurtarin. Ekipi i Ismet Munishit futet si favorit në këtë ballafaqim dhe do të luajë vetëm […]

IPKO Superliga sjellë sot tri ndeshjet e fundit të xhiros së 22, me të cilat përmbyllet faza e dytë e elitës së futbollit kosovar.

Lideri Ballkani pas fitores së madhe ndaj Dritës udhëton drejt Prishtinës, për t’u ndeshur me Flamurtarin.

Ekipi i Ismet Munishit futet si favorit në këtë ballafaqim dhe do të luajë vetëm për fitore për tu larguar në katër pikë nga Drita dhe në gjashtë nga Gjilani dhe Prishtina.

Flamurtarit i duhet fitorja që të dal nga zona e ‘kuqe’.  Ata kanë 25 pikë dhe gjenden në pozitën e 10-të.

Në Drenas, Feronikeli pret Vushtrrinë në takimin e parë të vendësve nën drejtimin e Afrim Tovërlanit.

Ndërkohë, Dukagjini pret Drenicën, e cila udhëton vetëm për fitore në mënyrë që të forcojë pozitën e shtatë në klasifikim.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:00 dhe “Olle” ua sjellë më të rejat në kohë reale dhe në mënyrë kronologjike.

SUPERLIGA – 14:00

Flamurtari – Ballkani
Feronikeli – Vushtrria
Dukagjini – Drenica.