Super sfida në Mitrovicë, KB Trepça – KB Ylli

02.06.2022

Në dy takimet e para fitoi Ylli, me shifrat 63:62 dhe 46:60 në Mitrovicë, kurse ndeshjen e fundit në Therandë, e fituan ‘Xehetarët’ me rezultat 55:58. Dy nga tri takimet sollën dramë deri në sekondat e fundit, duke arsyetuar epitetin e finales, ndërsa përballje e ‘zjarrtë’ pritet edhe nesër në ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku interesimi […]

Super sfida në Mitrovicë, KB Trepça – KB Ylli Foto: Ilustrim

Në dy takimet e para fitoi Ylli, me shifrat 63:62 dhe 46:60 në Mitrovicë, kurse ndeshjen e fundit në Therandë, e fituan ‘Xehetarët’ me rezultat 55:58.

Dy nga tri takimet sollën dramë deri në sekondat e fundit, duke arsyetuar epitetin e finales, ndërsa përballje e ‘zjarrtë’ pritet edhe nesër në ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku interesimi është i jashtëzakonshëm për finalet.

Këto dy skuadra ishin më të mirat në garat e rregullta, ku Ylli përfundoi garat në vendin e parë, ndërsa Trepça ishte e dyta. Kampionët eliminuan Sigal Prishtinën në gjysmëfinale të “Play-off”-it, kurse fituesit e Kupës ishin më të mirë se Peja.

Në garat e rregullta u përballën katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.