Super ndeshja në Euro 2020, Ukrainë – Angli, formacionet e mundshme

03.07.2021

Edhe sot vazhdon Kampionati Evropian “Euro 2020” me dy ndeshje tejet interesante. Sonte edhe zyrtarisht do të mësohen dy kombëtare gjysmëfinaliste në këtë kampionat, prandaj edhe na presin sfida interesante. Me fillim prej orës 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Ukrainës dhe asaj të Anglisë në stadiumin Olimpik në Romë. Ukraina arriti të […]

Super ndeshja në Euro 2020, Ukrainë – Angli, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Edhe sot vazhdon Kampionati Evropian “Euro 2020” me dy ndeshje tejet interesante.

Sonte edhe zyrtarisht do të mësohen dy kombëtare gjysmëfinaliste në këtë kampionat, prandaj edhe na presin sfida interesante.

Me fillim prej orës 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Ukrainës dhe asaj të Anglisë në stadiumin Olimpik në Romë.

Ukraina arriti të kualifikohet në çerekfinale duke e mposhtur Suedinë me rezultat 1-2. Pasi përfundoi koha e rregullt baras, në fund të vazhdimeve futbollistët e Shevchenkos realizuan për golin e fitores.

Ndërsa Anglia ka arritur kualifikimin në çerekfinale duke e mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-0. Golat për anglezët i shënuan Sterling në minutën e 75-të të takimit dhe Kanë në minutën e 86-të për rezultatin përfundimtar.

Formacionet e mundshme të ndeshjes Ukrainë – Angli:

Ukrainë (3-5-2): Bushchan; Zabarnyi, Kryvtsov, Matvienko; Karavaev, Shaparenko, Stepanenko, Sydorchuk, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk

Trajner: Andriy Shevchenko

Angli (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Philips, Henderson; Sterling, Mount, Grealish; Kane

Trajner: Gareth Southgate