Sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

31.08.2021

Federata e Futbollit e Kosovës çdo javë do të ndajë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros. Këtë javë “Ylli i javës” është shpallur sulmuesi i majtë i FC Ballkani, 22-vjeçari, Ermal Krasniqi, me supergolin e të cilit skuadra e tij i fitoi 3 pikë në përballje me kampionin në fuqi […]

Sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë Foto: Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës çdo javë do të ndajë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Këtë javë “Ylli i javës” është shpallur sulmuesi i majtë i FC Ballkani, 22-vjeçari, Ermal Krasniqi, me supergolin e të cilit skuadra e tij i fitoi 3 pikë në përballje me kampionin në fuqi FC Prishtina, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ermal Hoxha në dy xhirot e para të Superligës, ka realizuar tri gola, dy në ndeshjen ndaj Dukagjinit dhe një ndaj Prishtinës.