Sterling prezantohet te Chelsea: Jam djal londinez, i lumtur që do të luaj këtu
27-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me opsion rinovimin edhe për një tjetër vit teksa në fjalët e para si futbollist i Chelsea, Sterling thekson se është një djalë nga Londra dhe që më në fund do të luajë para miqve dhe familjarëve të tij. “Kam arritur shumë objektiva në karrierën time, por ende kam […]
27-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me opsion rinovimin edhe për një tjetër vit teksa në fjalët e para si futbollist i Chelsea, Sterling thekson se është një djalë nga Londra dhe që më në fund do të luajë para miqve dhe familjarëve të tij.
“Kam arritur shumë objektiva në karrierën time, por ende kam të tjera mundësi për të fituar më shumë trofe dhe mezi pres t’ia dal me Chelsean nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel. Londra është shtëpia ime dhe vendi ku ka nisur gjithçka.
Për mua do të jetë fantastike të kem mundësinë të luaj në Stamford Bridge para miqve dhe familjarëve të mi”, u shpreh Sterling.