Sot super ndeshje në Suharekë, Ballkani – Llapi

18.09.2021

Gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 5-të, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Në këtë xhiro pritet të zhvillohen ndeshje tejet interesante në elitën e futbollit kosovar. Ndeshja që ka vëmendjen e kësaj xhiro-je është ajo e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, […]

Sot super ndeshje në Suharekë, Ballkani – Llapi Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 5-të, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në këtë xhiro pritet të zhvillohen ndeshje tejet interesante në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja që ka vëmendjen e kësaj xhiro-je është ajo e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani e pret Llapin.

Në kuadër të këtij kompeticioni, Ballkani tashmë veçse ka grumbulluar 8 pikë dhe Llapi ka arritur të grumbullojë 2 pikë.

Ndeshja Ballkani – Llapi, do të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00 dhe do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Këtë ndeshje do ta drejtojë treshja: Alban Shala, Lumturije Muhadri dhe Meriton Berisha, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Burim Jahmuarataj, AVAR: Arben Halilaj dhe operator do të jetë Valon Bllacaku.

Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Feriz Parllaku dhe delegat Agim Hasan.