Sot përcaktohen dy Kombëtaret tjera gjysmëfinaliste në Euro 2020

03.07.2021

Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e para qerekfinale të Euro 2020, ku edhe është mësuar gjysmëfinalisti i parë i këtij kampionati. Italia dhe Spanja janë dy kombëtaret të cilat u kualifikuan në gjysmëfinale, Spanja mposhti Zvicrën dhe Italia mposhti Belgjikën. Ndërsa gjatë ditës së sotme do të mësohen edhe dy kombëtaret e tjera të cilat […]

Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e para qerekfinale të Euro 2020, ku edhe është mësuar gjysmëfinalisti i parë i këtij kampionati.

Italia dhe Spanja janë dy kombëtaret të cilat u kualifikuan në gjysmëfinale, Spanja mposhti Zvicrën dhe Italia mposhti Belgjikën.

Ndërsa gjatë ditës së sotme do të mësohen edhe dy kombëtaret e tjera të cilat do të kualifikohen në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet mes Kombëtares së Republikës Çeke dhe asaj të Danimarkës.

Këto dy Kombëtare kanë pasur një performancë të jashtëzakonshme në këtë evropian, derisa edhe më tej duan të vazhdojnë me atë ritëm për të kaluar në gjysmëfinale.

Ndeshja mes Republikës Çeke dhe Danimarkës do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Olimpik në Baku të Azerbajxhanit.

Ndërsa sot do të zhvillohet edhe një ndeshje tejet interesante çerekfinale në këtë kompeticion.

Vëmendja padyshim që do të jetë në kryendeshjen mes Ukrainës dhe Anglisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin Olimpik në Romë.

‘Tre Luanët’ janë favorit për ta fituar këtë ndeshje dhe të kualifikohen në gjysmëfinale, por nuk do ta kenë të lehtë një gjë të tillë pasi që edhe ukrainasit kanë arritur për herë të parë në çerekfinale dhe se që nga fillimi i këtij kampionati, ukrainasit kanë dhënë maksimumin e tyre dhe se duan të vazhdojnë ëndrrën e tyre për të kaluar në gjysmëfinale.