Sot ndeshja Manchester United – Newcastle United, pritet të debutojë Cristiano Ronaldo

11.09.2021

Në kuadër të Premier Ligës sezoni 2021/2022, Manchester United do të përballet me Newcastle United. Ndeshja mes Man United dhe Newcastle do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Old Trafford”, ku në këtë takim do të ndajë drejtësi referi Anthony Taylor. Kjo ndeshje është e veçantë, pasi që Cristiano Ronaldo do të […]

Sot ndeshja Manchester United – Newcastle United, pritet të debutojë Cristiano Ronaldo Foto: Ilustrim

Në kuadër të Premier Ligës sezoni 2021/2022, Manchester United do të përballet me Newcastle United.

Ndeshja mes Man United dhe Newcastle do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Old Trafford”, ku në këtë takim do të ndajë drejtësi referi Anthony Taylor.

Kjo ndeshje është e veçantë, pasi që Cristiano Ronaldo do të bëjë rikthimin e tij në “Old Trafford” me Manchester United.

Në këtë takim pritet të luajë edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cilu transferuar nga Juventusi në Man UTD.

Në renditjen tabelare të Premier Ligës, Manchester United gjendet në pozitën e tretë me 7 pikë, duke lënë pas Chelsean dhe Liverpoolin me nga 7 pikë.