Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Santiago Bernabeu
Legjenda e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në Santiago Bernabeu pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist.
Kështu ka deklaruar ai në një intervistë për emisionin spanjoll “El Chiringuito”.
“Ndoshta pas përfundimit të karrierës, diçka mund të ndodhë”, ka thënë Ronaldo i pyetur për një rikthim të mundshëm në Bernabeu.
Këto fjalë i kanë gëzuar pa masë tifozët e Real Madridit, të cilët shpresojnë që ta shohin Ronaldon edhe një herë në klubin ku ai shkroi historinë.
Aktualisht, Ronaldo po luan për Al Nassr në Arabinë Saudite, ku po vazhdon të shënojë gola dhe të thyejë rekorde. Së fundmi, ai shënoi golin e tij të 920-të në karrierë, duke treguar se edhe në moshë të madhe ai vazhdon të jetë një lojtar i klasit botëror.
Rikthimi i Ronaldos në Bernabeu do të ishte një ngjarje e madhe për të gjithë tifozët e futbollit, pasi ai është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.