Sot është shorti i Ligës së Kampionëve, gjithçka që duhet të dini

26.08.2021

Të martën dhe të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Me zhvillimin e këtyre ndeshjeve të fundit, tashmë është kompletuar edhe lista e 32 ekipeve që do të marrin pjesë në fazën e grupeve, e cila zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje dhe mbledhjen e pikëve. […]

Sot është shorti i Ligës së Kampionëve, gjithçka që duhet të dini Foto: Ilustrim

Të martën dhe të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Me zhvillimin e këtyre ndeshjeve të fundit, tashmë është kompletuar edhe lista e 32 ekipeve që do të marrin pjesë në fazën e grupeve, e cila zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje dhe mbledhjen e pikëve.

Nga ky sezon i ri tashmë është shfuqizuar goli si mysafir.

Nga ndeshjet e së martës, skuadra që vazhduan më tutje ishin Young Boys, Malbo dhe Benfica, ndërsa nga ato të së mërkurës ishin Sheriff Tiraspol, Salsburgu dhe Shakhtar Donetsk.

Shorti i fazës së grupeve do të tërhiqet të enjten me fillim nga ora 18:00 në Stamboll.

Vazot e shortit janë:

Vazo 1: Chelsea, Villarreal, Atletico Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Inter, Lille dhe Sporting CP

Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, Paris Saint-Germain, Liverpool, Sevilla dhe Borussia Dortmund

Vazo 3: Porto, Ajax, Shakhtar Donetsk, RB Leipzig, RB Salzburg, Benfica, Atalanta dhe Zenit Saint Petersburg

Vazo 4: Besiktas, Dynamo Kyiv, Club Brugge, Young Boys, AC Milan, Malmo, Wolfsburg dhe Sheriff Tiraspol.