Sonte Irlanda Veriore – Kosova, ‘Dardanët’ synojnë fitore

24.09.2022

Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me kombëtaren e Irlandës Veriore, ndeshje kjo në kuadër të Ligës së Kombeve. Kombëtarja e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme në Belfast zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj irlandezëve. Atmosfera dhe motivi për fitore tek Dardanët është në nivel të lartë, por brengosëse për përzgjedhësin Giresse është […]

Sonte Irlanda Veriore – Kosova, ‘Dardanët’ synojnë fitore Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me kombëtaren e Irlandës Veriore, ndeshje kjo në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme në Belfast zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj irlandezëve.

Atmosfera dhe motivi për fitore tek Dardanët është në nivel të lartë, por brengosëse për përzgjedhësin Giresse është konfirmimi i mungesës së kapitenit Amir Rrahmani për këtë duel.

Në fakt, përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të paraqitet në këtë ndeshje, pas testimeve në stërvitjen e djeshme, u konstatua se paraqitja e tij në duelin me Irlandën e Veriut do të paraqiste rrezik për ndonjë lëndim më të madh për futbollistin. Rrahmani do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor dhe do të bëhet përpjekje që të riaftësohet për lojë për ndeshjen e dytë kundër Qipros.

Dueli mes Irlandës dhe Kombëtares sonë, është i rëndësishëm për të dy skuadrat në garën për të kapur vendin e dytë.

Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duelin e sontem. 

Ndeshja mes Irlandës Veriore dhe Kosovës zhvillohet sonte me fillim prej orës 18:00 në Belfast.

Ndryshe, tri ditë më vonë në ‘Fadil Vokrri’ Kosova e pret Qipron, që është sfida e fundit e këtij cikli garues në Ligë e Kombeve për këtë vit.