Solskjaer thërret legjendat e klubit për të motivuar futbollistët

Skuadra angleze, Manchester United në krye me Ole Gunnar Solskjaer po vazhdon formën më të mirë në këtë sezon, ku edhe ka prekur majën e ligës së Anglisë (Premier Liga).

Këto forma të mira të Manchester United-it kanë ardhur falë Solskajer që i bëri shumë ndryshime muajt e fundit.

Po ashtu raportohet se trajneri i United-it ka thërritur legjendat e klubit, Roy Keane dhe Ryan Giggs për të motivuar lojtarët e skuadrës.

Presioni më i madh për Solskjaer për këtë sezon ishte humbja në Old Trafford nga Tottenhami me rezultat të thellë 6-1, por pas ndryshimeve klubi ndryshoi për të mirë dhe tani gjenden në krye të tabelës me pikë të barabarta me klubin të drejtuar nga Jurgen Klopp, Liverpool.

Po ashtu është zyrtarizuar edhe ardhja e Darren Fletcher në stafin trajnues të United-it.

RAPORTO