Shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

02.12.2021

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 16-të në Superligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Prishtina Leotrim Kryeziu. Sulmuesi 22-vjeçar i bardhekaltërve ishte përcaktues në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në Lipjan kundër Ulpianës, me rezultat 3:0. Ai shënoi dy gola dhe pati paraqitje të shkëlqyeshme gjatë tërë takimit. Kryeziu […]

Shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës Foto: Ilustrim

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 16-të në Superligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Prishtina Leotrim Kryeziu.

Sulmuesi 22-vjeçar i bardhekaltërve ishte përcaktues në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në Lipjan kundër Ulpianës, me rezultat 3:0.

Ai shënoi dy gola dhe pati paraqitje të shkëlqyeshme gjatë tërë takimit.

Kryeziu shënoi nga një gol në secilën pjesë në minutat 34’ e 85′, teksa me një gol nga penalltia kontribuoi Besnik Krasniqi (57′). Golin e fundit në këtë edicion Leotrim Kryeziu e kishte shënuar pikërisht ndaj Ulpianës në ndeshjen e javës së 7-të, që ishte mbyllur baras 1:1.

Me këtë fitore FC Prishtina ka ruajtur hapin me skuadrat e kreut të renditjes dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të të renditjes në Superligës me 6 pikë më pak se lideri FC Ballkani.