Shpallet lojtari më i mirë i xhiros së pestë në Superligën e Kosovës

20.09.2021

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros. Kësaj radhe “YLLI I JAVËS” për xhiron e 4-t në BKTSuperligë është shpallur futbollisti i FC Malishevës, Torvioll Stullqaku. Qendërsulmuesi i Malishevës ka shënuar […]

Shpallet lojtari më i mirë i xhiros së pestë në Superligën e Kosovës Foto: Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Kësaj radhe “YLLI I JAVËS” për xhiron e 4-t në BKTSuperligë është shpallur futbollisti i FC Malishevës, Torvioll Stullqaku.

Qendërsulmuesi i Malishevës ka shënuar 3 gola në këtë fillim kampionati, duke e dëshmuar që është aset i rëndësishëm per skuadën e tij. Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Albrim Kastrati, senior specialist në LCRD, në BKT.