Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A

10.08.2021

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A këtë verë. Mbrojtësi shqiptar ka lë pas aventurat negative me Arsenalin dhe së fundmi Schalken, duke kërkuar një tjetër eksperiencë në karrierën e tij. Sipas raportimeve të “Sky”, Genoa ka shfaqur interes për shërbimet e Mustafit. Ky i fundit e njeh mirë këtë qytet, teksa dikur ka […]

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A Foto: Ilustrim

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në Serie A këtë verë. Mbrojtësi shqiptar ka lë pas aventurat negative me Arsenalin dhe së fundmi Schalken, duke kërkuar një tjetër eksperiencë në karrierën e tij.

Sipas raportimeve të “Sky”, Genoa ka shfaqur interes për shërbimet e Mustafit.

Ky i fundit e njeh mirë këtë qytet, teksa dikur ka mbajtur veshur fanellën e rivalëve, Sampdorias.

Prej aty do binte në sy të Joakim Lëv, që do e shpallte kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014. Në Serie A Mustafi ka kaluar momente të mira në karrierë dhe një aventurë e re me Xhenoan ndoshta do të përsërisë suksesin e së shkuarës.