Real Madrid interesohet për Sterlingin e Manchester Cityt

Foto: Raheem Sterling (GettyImages)

Real Madridi raportohet se po e monitoron me vëmendje situatën e sulmuesit Raheem Sterling te Manchester City.

Reprezentuesi anglez akoma s’ka arritur marrëveshje për zgjatje të kontratës me “Qytetarët” pas sezonit 2023, dhe “Mbretërit” raportohet se duan të testojnë klubin anglez nëse është i gatshëm ta largojë yllin e skuadrës.

Këto dy skuadra do të përballen me njëra tjetrën në fund të muajit shkurt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sterling ka pësuar një lëndim në fundjavën e shkuar, por 25-vjeçari është shprehur optimist se do të jetë i gatshëm për përballje me Realin më 26 shkurt.

Këtë edicion, ylli anglez ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 35 takime të luajtura në gjitha garat për Cityin.