Probleme për Man Cityn, lojtari kryesor mund të mungojë kundër Real Madridit

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling është në dyshime për ndeshjen kundër Real Madrid në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Anglezi pësoi lëndim në ndeshjen e djeshme kundër Tottenham dhe sipas Marca, mund të mos jetë në gjendje të rikthehet në fushën e blertë për përballjen me “Los Blancos”.

Për “Qytetarët” kjo ndeshje do jetë shumë e vështirë, sepse nuk janë në formën më të mirë të mundshme, ndërsa klubi madrilenas nuk di për humbje në 22 ndeshje.

Ndeshja e parë do zhvillohet me 26 shkurt në “Santiago Bernabeu”, kurse kthyesja me 10 mars.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.