Premier Liga, Newcastle United – Manchester City, mungesat dhe formacionet e mundshme

Premier Liga, Newcastle United – Manchester City, mungesat dhe formacionet e mundshme
Çlirim Gashi

14.05.2021 / Sport

Newcastle United dhe Manchester City do të përballen në kuadër të ligës kryesore të Anglisë, Premier Liga.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet sot me fillim prej orës 21:00 në stadiumin “St James’ Park”.

Aktualisht në renditjen tabelare në Premier Ligë, Newcastle United ndodhet në pozitën e 16-të me gjithsej 39 pikë, ndërsa Manchester City në pozitën e parë me 80 pikë.

Kur kanë mbetur edhe disa orë deri në fillimin e takimit janë bërë publike formacionet e mundshme të të dy klubeve angleze.

Te Newcastle United pritet të mungojnë Isaac Hayden, Jamaal Lascelles, Karl Darlow, Ryan Fraser, Callum Wilson për shkak të lëndimeve, ndërsa Fabian Schär për shkak të kartonit të kuq.

Ndërsa te Manchester City pritet të mungojë Kevin De Bruyne për shkak të lëndimit.

Formacionet e mundshme

Newcastle United (3-5-2): Dubravka; Fernandez, Clark, Dummett; Murphy, Almiron, Shelvey, Willock, Ritchie; Saint-Maximin, Joelinton

Trajner: Steve Bruce

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Dias, Zinchenko; Silva, Rodrigo, Gundogan; Mahrez, Jesus, Foden

Trajner: Josep Guardiola

RAPORTO