Portieri i ri që është në prova tek Ballkani vjen nga Franca, në këto skuadra ka mbrojtur ai

20.01.2021

Pas dështimit të marrëveshjes me Bekim Rexhepi, Ballkani po kërkon një portier të ri. Të martën, ekipit nga Suhareka i është bashkuar portieri Jeremy Malherbe në Antali. 29 vjeçari në të kaluarën ka luajtur për disa skuadra të njohura si Stade de Reims e Dundee në Skoci. Së fundi, në edicionin vjeshtor luajti për Panionios […]

Portieri i ri që është në prova tek Ballkani vjen nga Franca, në këto skuadra ka mbrojtur ai Foto: Ilustrim

Pas dështimit të marrëveshjes me Bekim Rexhepi, Ballkani po kërkon një portier të ri.

Të martën, ekipit nga Suhareka i është bashkuar portieri Jeremy Malherbe në Antali.

29 vjeçari në të kaluarën ka luajtur për disa skuadra të njohura si Stade de Reims e Dundee në Skoci.

Së fundi, në edicionin vjeshtor luajti për Panionios në Greqi.

Mbetet të shihet nëse Malherbe do të kalojë me sukses provat te Ballkani.

Vlera e tij në transfermarkt është 250 mijë euro.