Përfundon gjithçka, Ballkani e mposht me rezultat të thellë Arbërinë

Përfundon gjithçka, Ballkani e mposht me rezultat të thellë Arbërinë
Çlirim Gashi

11.03.2021 / Sport

Kampionia e Kosovës në fuqi, Drita ka triumfuar ndaj Gjilanit, me rezultat 2-0, në derbin më të madh në vendin tonë.

Dy rivalet e përjetshëm te Gjilanit, u përballen sot në kuadër të elitës së futbollit tonë. Skuadra e Dritës ishte ekip më i mirë në terren ndaj skuadrës së Bylbyl Sokolit, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.

Hamdi Namani (11’), zhbllokoj ndeshjen duke kaluar skuadrën bardhekaltër në epërsi prej 1-0. Ndërkaq, në finish të pjesës së parë, Ardian Limani më një gol shumë të bukur dyfishoj epërsinë e Dritës në 2-0.

Edhe në fraksionin e dytë, nuk munguan rastet, megjithatë, gola më nuk kishte.

Pas kësaj fitore, Drita rikthehet në krye të tabelës me 53 pikë të tubuara, dy më shumë së Ballkani që sot mundi Arbërinë, me rezultat 2-6.

Hoxha (33’), hapi serinë e golave në këtë duel. Mirlind Daku pas nëntë minutave dyfishoi shifrat, me të cilat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ishin sërish “Xhebrailat” që shënuan të parët përmes Gripshit (50′). Vendasit ngushtuan shifrat përmes Kryeziut (65′), por menjëherë në minutën tjetër Daku realizoi golin e katërt për Ballkanin dhe të dytin personal në këtë ndeshje (66′).

Daku nuk u ndal me kaq dhe kompletoi het-trikun pas dy minutave (67′), Kurse, Zeka (76’), mbyllin serinë e golave për Ballkanin, derisa e tëra që mund të bënte ekipi i Arbërisë ishte edhe një gol tjetër që u shënua nga Marceli Cezar (74′). 

RAPORTO