Pas fitores ndaj Islandës, Dardanët nesër përballen ndaj Luksemburgut

22.02.2020

Pas fitores ndaj Islandës, Kosova të dielën do të ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim. Dardanët e nisën mirë fazën e para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, duke mundur islandezët 80:78, kurse fitorja ndaj Luksemburgut do tu ndihmonte shumë që të kalojnë në rrethin e ardhshëm. Pjesë e Grupit B është edhe Sllovakia, kurse dy […]

Pas fitores ndaj Islandës, Dardanët nesër përballen ndaj Luksemburgut Foto: Kombëtarja e Kosovës në basketboll

Pas fitores ndaj Islandës, Kosova të dielën do të ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim.

Dardanët e nisën mirë fazën e para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, duke mundur islandezët 80:78, kurse fitorja ndaj Luksemburgut do tu ndihmonte shumë që të kalojnë në rrethin e ardhshëm.

Pjesë e Grupit B është edhe Sllovakia, kurse dy kombëtaret e para të grupit kalojnë tutje.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë, derisa lojtarët janë të motivuar për të fituar.

Kosova dhe Luksemburgu ishin përballur edhe vitin e kaluar, ku në takimin e parë Luksemburgu fitoi 88:80, derisa Kosova triumfoi në shtëpi 109:88.

Ndeshja Luksemburg-Kosovë zhvillohet të dielën nga ora 18:00.