Oferta të shumta për Ermal Krasniqin, aksionari i CFR Cluj: Nuk e kemi marrë për ta shitur!

03.04.2023

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi po kalon në një sezon fantastik se skuadra nga Rumania, CFR Cluj. Ish-lojtari i Ballkanit ka marrë menjëherë oferta nga shumë skuadra, sidomos nga ato italiane, por aksionari i klubit rumun, Nelu Varga nuk dëshiron ta shes lojtarin. Sipas Varaga-s, Krasniqi u tranferua në CFR Cluj për të qëndruar gjatë dhe […]

Oferta të shumta për Ermal Krasniqin, aksionari i CFR Cluj: Nuk e kemi marrë për ta shitur! Foto: Ilustrim

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi po kalon në një sezon fantastik se skuadra nga Rumania, CFR Cluj.

Ish-lojtari i Ballkanit ka marrë menjëherë oferta nga shumë skuadra, sidomos nga ato italiane, por aksionari i klubit rumun, Nelu Varga nuk dëshiron ta shes lojtarin.

Sipas Varaga-s, Krasniqi u tranferua në CFR Cluj për të qëndruar gjatë dhe për t’i ndihmuar ekipit të fitoj tituj të rëndësishëm.

“Nuk e kemi marrë lojtarin për ta shitur pas 4 apo 5 muajve. Ai mund ta në ndihmojë të fitojmë shumë tituj”, ka thënë Nelu Varga, një prej aksionarëve të klubit nga Rumania.

Krasniqi deri tani në ligë ka zhvilluar 9 paraqitje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist. Sipas mediave të huaja, për Krasniqin është interesuar skuadra nga Serie A, SS Lazio.