Nga java e ardhshme UEFA lejon ndeshjet me tifoz, deri në 30% të kapacitetit të stadiumit

01.10.2020

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot për të lejuar kthimin e pjesshëm të shikuesëve për ndeshjet e UEFA-s ku lejohet sipas ligjeve lokale, duke filluar nga ndeshjet e ekipit kombëtar të javës së ardhshme. Numri i spektatorëve të lejuar do të jetë maksimum prej 30 përqind të kapacitetit përkatës të stadiumit. Pranimi i tifozëve dhe […]

Nga java e ardhshme UEFA lejon ndeshjet me tifoz, deri në 30% të kapacitetit të stadiumit Foto: Ilustrim

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot për të lejuar kthimin e pjesshëm të shikuesëve për ndeshjet e UEFA-s ku lejohet sipas ligjeve lokale, duke filluar nga ndeshjet e ekipit kombëtar të javës së ardhshme.

Numri i spektatorëve të lejuar do të jetë maksimum prej 30 përqind të kapacitetit përkatës të stadiumit.

Pranimi i tifozëve dhe kufiri i kapacitetit i nënshtrohen vendimit të autoriteteve lokale.

Distancia ssociale do të jetë e detyrueshëm për spektatorët dhe masat shtesë paraprake, të tilla si mbajtja e maskave duhet të zbatohen në përputhje me rregulloret lokale.

Super Kupa e UEFA-s demonstroi se është e mundur që tifozët të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit në rrethanat e duhura duke vendosur shëndetin dhe sigurinë e tyre në plan të parë.

Ndeshja gjithashtu demonstroi pranimin e tifozëve për masat mbrojtëse dhe gatishmërinë e tyre për t’i respektuar ato dhe për t’u sjellë në përputhje me rrethanat.