Nesër superndeshje në Superligë, Trepça – Golden Eagle Ylli

15.10.2022

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Sfida më interesante e kësaj xhiro shihet ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, nënkampionit dhe kampioni aktual të Kosovës. Mitrovicasit e kanë nisur edicionin shumë më mirë, duke pasur katër fitore e një humbje, ndërsa e kundërta është me […]

Nesër superndeshje në Superligë, Trepça – Golden Eagle Ylli

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida më interesante e kësaj xhiro shihet ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, nënkampionit dhe kampioni aktual të Kosovës. Mitrovicasit e kanë nisur edicionin shumë më mirë, duke pasur katër fitore e një humbje, ndërsa e kundërta është me therandasit që kanë një fitore e katër humbje.

‘Xehetarët’ kërkojnë të vazhdojnë me formë të mirë, kurse verdhezinjtë të këndellen pas fillimit jo të mirë për të shënuar fitoren e dytë pasi mposhtën Vëllaznimin.

Po ashtu në këtë xhiro do të ndeshen rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja. Pejanët e kanë nisur për mrekulli këtë edicion me pesë fitore në pesë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, ndërsa prizrenasit kanë dy fitore e tri humbje dhe do të mundohen t’ia shkaktojnë humbjen e parë verdhezinjëve.

Dy skuadrat bardhekaltër, Rahoveci dhe Sigal Prishtina hyjnë vetëm për fitore në përballjen që zhvillohet në shtunën. Vreshtarët kanë një fitore e katër humbje, kurse kryeqytetasit tri fitore e dy humbje.

Ndërkohë, Ponte Prizreni kërkon fitoren e katërt radhazi pas dy humbjeve të para. Prizrenasit do të sfidohen nga Vëllaznimi, që ka një fitore e katër humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 6

E shtunë
17:00 Rahoveci – Sigal Prishtina                 
19:00 Ponte Prizreni – Vëllaznimi                

E diel
17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Bashkimi – Peja

Etiketat