Nesër sfida e katërt finale, KB Trepça – KB Golden Eagle Ylli

01.06.2022

Në dy takimet e para fituan therandasit, ndërsa në ndeshjen e fundit e cila u zhvillua në Suharekë fituan mitrovicasit. Për tu shpallur kampion Ylli duhet të fitojë edhe një përballje. Takimin e parë e fitoi Ylli 63:62, kurse në sfidën e dytë fituan në “Minatori” të Mitrovicës 46:60, ndërsa Trepça fitoi në sfidën e […]

Në dy takimet e para fituan therandasit, ndërsa në ndeshjen e fundit e cila u zhvillua në Suharekë fituan mitrovicasit.

Për tu shpallur kampion Ylli duhet të fitojë edhe një përballje.

Takimin e parë e fitoi Ylli 63:62, kurse në sfidën e dytë fituan në “Minatori” të Mitrovicës 46:60, ndërsa Trepça fitoi në sfidën e tretë me rezultat 55-58.

Finalja vuri përballë dy skuadrat më të mira në garat e rregullta, ku kampioni aktual përfundoi në vendin e parë, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e dytë.

Të tre finalet sollën interesim të jashtëzakonshëm, duke arsyetuar epitetin e finales dhe kështu pritet të jetë edhe të enjten në “Minatori”.

Synimi i Yllit është fitorja dhe shpallja kampion, kurse e Trepçës për të ngushtuar serinë finale dhe për të shpresuar në përmbysjen e madhe.

Finalja 4

E enjte

20:30 Trepça – Golden Eagle Ylli, palestra “Minatori” në Mitrovicë.