Nesër derbi në Suharekë, Ballkani – Dukagjini

11.02.2022

Stinori pranveror fillon me ndeshje interesante, teksa janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave. Të shtunën në program janë tri përballje, Ballkani – Dukagjini, Drenica – Gjilani dhe Drita – Feronikeli. Gjyqtari kryesor i takimit që zhvillohet në Suharekë është Besfort Kasumi, me asistentët Besnik Morina dhe Elvis Bicaj. Në […]

Nesër derbi në Suharekë, Ballkani – Dukagjini Foto: Ilustrim

Stinori pranveror fillon me ndeshje interesante, teksa janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave.

Të shtunën në program janë tri përballje, Ballkani – Dukagjini, Drenica – Gjilani dhe Drita – Feronikeli.

Gjyqtari kryesor i takimit që zhvillohet në Suharekë është Besfort Kasumi, me asistentët Besnik Morina dhe Elvis Bicaj. Në VAR do të jetë Ilir Mehmeti.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Dukagjinit zhvillohet nesër më 12 shkurt me fillim prej orës 13:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

E diela vazhdon me dy takime të tjera, të cilat gjithashtu pritet të jenë interesante.

Visar Kastratit i është besuar ndarja e drejtësisë në duelin Malisheva – Prishtina, me asistentët Fatmr Sekiraqa dhe Alban Ejupi. Në VAR do të jetë Lirim Jashari.

Delegimet e plota të gjyqtarëve për xhiron e 19-të të Superligës: