Nesër derbi Drita – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari

08.05.2021

Në këtë fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiro së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo xhiro pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion. Në kuadër të kësaj jave Drita do të presë Ballkanin në stadiumin e qytetit në Gjilan. Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e diel) me fillim prej […]

Nesër derbi Drita – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiro së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion.

Në kuadër të kësaj jave Drita do të presë Ballkanin në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e diel) me fillim prej orës 15:00.

Ndeshjen Drita – Ballkani, pritet ta drejtojë treshja: Visar Kastrati, Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Bardh Ajeti.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Isa Mustafa dhe delegat Senad Hamziq.