Ndeshja ndaj Malishevës, Daja: Ishim më shumë në festë se sa në fushë

06.05.2022

Në këtë ndeshje Ballkani pësoi humbje ndaj Malishevës në shtëpi me rezultat 3-2. Pas këtij takimi, ka folur edhe trajneri i kampionit të ri të Superligës, Ballkanit, Ilir Daja. Ai tha se me shpalljen kampion motivimi i lojtarëve dhe roli i tyre nuk ishte i duhuri. “Me shpalljen kampion u pa që motivimi i lojtarëve […]

Ndeshja ndaj Malishevës, Daja: Ishim më shumë në festë se sa në fushë

Në këtë ndeshje Ballkani pësoi humbje ndaj Malishevës në shtëpi me rezultat 3-2.

Pas këtij takimi, ka folur edhe trajneri i kampionit të ri të Superligës, Ballkanit, Ilir Daja.

Ai tha se me shpalljen kampion motivimi i lojtarëve dhe roli i tyre nuk ishte i duhuri.

“Me shpalljen kampion u pa që motivimi i lojtarëve dhe roli i tyre në fushë në këtë ndeshje nuk ishte i duhuri”.

Po ashtu, trajneri Daja tha se këto gjëra ndodhin, por ai preferon që ndeshjet deri në fund të kampionatit t’i vlersojnë në maksimum.

“Janë gjëra që ndodhin, por personalisht do të preferoja që ndeshjet që i kemi deri në fund, t’i vlerësojmë në maksimum”, tha ai.

“Deri te fillimi i garave evropiane i kemi edhe dy muaj dhe nuk duhet ta ulim ritmin nëse duam të bëjmë diçka”.

“Malisheva e bëri punën e vet dhe e përgëzoj. Sot, ne ishim më shumë se festë se në fushë”, ka thënë Daja.

Etiketat

Ofertat e fundit