Ndeshja Ballkani – Feronikeli në Suharekë, i besohet këtij gjyqtari

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 6-të, ndërsa në këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 7-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

27.09.2021 / Sport

Ndeshja Ballkani – Feronikeli në Suharekë, i besohet këtij gjyqtari
Foto: Ilustrim

Në xhiron e 7-të të këtij kompeticioni na presin ndeshje tejet interesante.

Të mërkurën Ballkani do të debutojë si nikoqire, ku në xhiron e 7-të do të presë skuadrën e Feronikelit.


Ndeshja Malisheva-Ballkani, do të zhvillohet pasnesër (e mërkurë) me fillim nga ora 15:00 dhe do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Këtë ndeshje do ta drejtojë treshja: Eridon Podvorica, Lumturie Muhadri dhe Meriton Berisha ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Lirim Jashari.

Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Dardan Caka, AVAR: Elvis Bicaj dhe operator do të jetë Naser Krasniqi.

Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Feriz Parllaku dhe delegat Senad Hamzic.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *