Ndeshja Ballkani – Feronikeli, formacionet zyrtare

29.09.2021

Ballkani është nikoqir i Feronikelit, ku ky takim do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 15:00. Lideri aktual dhe Nikli tashmë veçse kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës. Klubi suharekas në drejtim të Bekim Isufit, duket të jetë në formë pozitive pasiqë ka […]

Ndeshja Ballkani – Feronikeli, formacionet zyrtare Foto: FC Ballkani vs Feronikeli, ilustrim / SuharekaOnline

Ballkani është nikoqir i Feronikelit, ku ky takim do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 15:00.

Lideri aktual dhe Nikli tashmë veçse kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

Klubi suharekas në drejtim të Bekim Isufit, duket të jetë në formë pozitive pasiqë ka tri fitore dhe tri barazime, ku edhe pret fitoren e radhës sot ndaj Niklit.

Ndërsa, klubi i Feronikelit në drejtim të Faruk Elshanit, vjen me dy humbje radhazi dhe se ka synim rikthimin e sa më shpejt të rezultateve pozitive.

Formacionet zyrtare të ndeshjes Ballkani – Feronikeli:

Ballkani: Frashëri, Gashi (C), Armend Thaqi, Astrit Thaqi, Hoxha, Jashanica, Kapra, Korenica, Sekiraqa, Krasniqi, Solomon.

Feronikeli: Smakiqi, Bejta, Lladrovci, Pllana, Kastrati; Shabani, Ahmeti, Maliqi; Morina, Gashi, Qorri.