Migjen Basha pranë transferimit tek skuadra shqiptare

Migjen Basha pranë transferimit tek skuadra shqiptare
Çlirim Gashi

05.06.2021 / Sport

Dy javë përpara përfundimit të kampionatit, Partizani humbi titullin e kampionit, ndërsa tani të njëjtën histori ata nuk duan që ta përsërisin edhe në sezonin e ardhshëm 2021/22.

Partizanët janë duke u përgatitur për sezonin e ri futbollistik dhe se kanë premtuar një merkato të shkëlqyer për këtë sezonë.

Olsi Rama ka filluar menjëherë punën e tij për të sjellur në klub një lojtar që do ishte pothuajse luks për Superioren.

Bëhet fjalë për Migjen Bashën. Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe Partizani kanë rënë dakort në parim dhe tashmë po diskutohet vetëm ana financiare për të mbyllur marrëveshjen me një firmë në kontratë.

Basha është një nga ata lojtarë që mund ti japë një tjetër fytyrë skuadrës së Ilir Dajës, teksa di si të falë qetësi dhe klas me pasimet e tij në fushën e lojës.

RAPORTO