Zyrtare, Migjen Basha pensionohet nga futbolli

05.10.2021

Basha, mesfushor i lindur dhe i formuar si futbollist në Zvicër, por që vendosi t’i përfaqësojë ngjyrat kuq e zi, i ka dhënë fund karrierës si futbollist. Këtë e ka bërë të ditur vet Migjen Basha, ku përmes një postimi emocional në rrjete sociale, ka listuar të gjitha klubet ku ka lujtuar dhe duke falënderuar […]

Zyrtare, Migjen Basha pensionohet nga futbolli Foto: Ilustrim

Basha, mesfushor i lindur dhe i formuar si futbollist në Zvicër, por që vendosi t’i përfaqësojë ngjyrat kuq e zi, i ka dhënë fund karrierës si futbollist.

Këtë e ka bërë të ditur vet Migjen Basha, ku përmes një postimi emocional në rrjete sociale, ka listuar të gjitha klubet ku ka lujtuar dhe duke falënderuar të gjithë ata që e mbështeten në rrugëtimin e tij të gjatë në futboll.

“Munda të jetoja ëndrrën time të fëmijërisë falë pasionit që më shoqëroi gjatë gjithë këtij udhëtimi që nisi në Zvicër dhe më çoi në Itali, Greqi, Australi dhe përsëri në sheshin e parë. Gjatë rrugës, me shumë dashuri dhe krenari mbrojta edhe ngjyrat e vendit tim.

Dua të falënderoj këtu të gjithë ata njerëz që më pritën me krahë të hapur dhe më ndihmuan që të ndihem rehat”, ka shkruar Basha.

Mesfushori Basha ishte pajisur me pasaportë shqiptare në verën e vitit 2012, ku debutimi i tij i parë me kuqezinjtë rezultoi me fitore 0-1 në Norvegji.

Ndërsa, golin e tij të parë për kuqezinjtë e shënoi në miqësoren ndaj Lituanisë, ndeshje kjo e luajtur në “Niko Dovana”.

Postimi i plotë i Migjen Bashës:

Erdhi momenti të kthesh faqe…

Munda të jetoja ëndrrën time të fëmijërisë falë pasionit që më shoqëroi gjatë gjithë këtij udhëtimi që nisi në Zvicër dhe më çoi në Itali, Greqi, Australi dhe përsëri në sheshin e parë. Gjatë rrugës, me shumë dashuri dhe krenari mbrojta edhe ngjyrat e vendit tim.

Dua të falënderoj këtu të gjithë ata njerëz që më pritën me krahë të hapur dhe më ndihmuan që të ndihem rehat.

Inkurajimi nga familja ime, miqtë, mbështetësit, bashkëlojtarët, anëtarët e stafit dhe madje edhe kundërshtarët! Të gjithë ata disi më dhanë forcën për të luftuar në çdo top.

Faleminderit të gjithëve për atë që më keni dhënë gjatë rrugës!

Është koha për t’i dhënë lamtumirën karrierës sime.