Manchester United zgjat kontratën e trajnerit Solskjaer deri në vitin 2024

24.07.2021

Edhe pse sezonin e kaluar u rendit në vendin e dytë e në fund u mund edhe në finalen e Europa League përballë Villarreal me penallti, Solskjaer vlerësohet për punën që po ben te Man. United dhe këta të fundit i kanë rinovuar zyrtarisht kontratën. Me një njoftim zyrtar, “djajtë kuq”, bën të ditur se […]

Manchester United zgjat kontratën e trajnerit Solskjaer deri në vitin 2024 Foto: Ilustrim

Edhe pse sezonin e kaluar u rendit në vendin e dytë e në fund u mund edhe në finalen e Europa League përballë Villarreal me penallti, Solskjaer vlerësohet për punën që po ben te Man. United dhe këta të fundit i kanë rinovuar zyrtarisht kontratën.

Me një njoftim zyrtar, “djajtë kuq”, bën të ditur se kanë rinovuar kontratën e trajnerit norvegjez deri në vitin 2024, me opsion zgjatjen edhe një sezon tjetër deri në vitin 2025.

Rinovimi më tepër se shpërblyes për punën e mirë të trajnerit tregon edhe një herë se projekti i nisur me Ole Gunnar Solskjaer është i gjatë dhe do të vazhdojë ende për shumë sezone.

Tekniku norvegjez erdhi në “Old Trafford” në 2018 për të zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho dhe në 2019 firmosi kontratën e parë për tre sezone ndërsa tani zgjat edhe më tepër aventurën e tij deri në 2024 plus një vit me opsion.

Gjatë aventurës së tij, Man. United ka pësuar rritje të vazhdueshme teksa edhe drejtuesit i kanë plotesuar dëshirat në merkato me lojtarët që ai ka kërkuar dhe afrimi i Sancho është shenja e një bashkëpunimi të rëndësishëm mes tyre.