Malisheva dhe Ulpiana i bashkohen Superligës

15.05.2021

Malisheva e ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës 0-3, duke siguruar për herë të parë hyrjen në Superligë. Gjithashtu edhe Ulpiana e ka fituar statusin e anëtarit të elitës së futbollit kosovar, pas fitores 1-2 nga Ramiz Sadiku.  Malisheva është kampion në Ligën e Parë në Grupin A, kurse Ulpiana kampion në Grupin B.  Barazhin e kanë siguruar Flamurtari […]

Malisheva dhe Ulpiana i bashkohen Superligës Foto: Ilustrim


Malisheva e ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës 0-3, duke siguruar për herë të parë hyrjen në Superligë.

Gjithashtu edhe Ulpiana e ka fituar statusin e anëtarit të elitës së futbollit kosovar, pas fitores 1-2 nga Ramiz Sadiku. 

Malisheva është kampion në Ligën e Parë në Grupin A, kurse Ulpiana kampion në Grupin B. 

Barazhin e kanë siguruar Flamurtari dhe Dukagjini. 

Nga të dy grupet një kategori më poshtë kanë rënë Vushtrria dhe KEK-u.